Interpol ka thënë se 20 persona janë arrestuar në Evropë dhe kontinentin amerikan, pas një operacioni të kryer në bashkëpunim me 12 shtete, për të luftuar abuzimin seksual me fëmijë.
Operacioni, që është udhëhequr nga policia spanjolle, ka nisur në fund të vitit të kaluar, pasi disa zyrtarë policorë kanë identifikuar grupe mesazhesh online, në të cilat kanë qarkulluar imazhe të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
Punëtori shëndetësor dyshohet se i ka paguar të miturit në Evropën Lindore për imazhet eksplicite, derisa mësuesi është akuzuar për posedim dhe shpërndarje të materialit të abuzimit seksual me fëmijë në disa platforma online.
Autoritetet në Amerikën Latine i kanë arrestuar 10 të dyshuar në shtatë shtete, përfshirë tre në El Salvador dhe një mësues në Panama. Të dyshuarit tjerë janë arrestuar në pjesë tjera të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara.









