Ditën e sotme një 35-vjeçar me iniciale K.N.M., u arrestua në pikën kufitare Hani i Hotit në Shkodër.
Ai ishte i shpallur në kërkim nga Spanja pasi akuzohet për vjedhje banesash dhe për pjesëmarrje në organizatën kriminale.
Ndërsa një 47-vjeçar turk u arrestua në Portin e Durrës pasi rezultoi se posedonte një leje qëndrimi në Francë të dyshuar të falsifikuar.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan prokurorive të Shkodrës dhe Durrësit, për veprime të mëtejshme.