Lulzim Basha nuk heq dorë nga vula. Ai shprehet se vendimi i Gjykatës së Apelit për që njohur ish-kryeministrit Sali Berisha si kryetar të PD, është i padrejtë dhe do ta çojë për rekurs në Gjykatën e Lartë.
“Ne s’duam që debatin publik ta shndërrojmë, siç ka dashur Rama dhe Berisha, në debat për vulën dhe logon. Për këtë arsye PD nën drejtimin tim ka shpalosur një program, alternativë dhe që pas shpalosjes së programit, janë përshpejtuar hapat e tangos së vjetër për ta zhdukur atë nga programet televizive dhe debati publik.
Këta duan të vazhdojnë të bëjnë siç duan vetë, duke vjedhur shqiptarët, me skandale të përmasave globale dhe ti shpëtojnë drejtësisë. Ne na bëjnë bashkë hallet e shqiptarëve, na bëjnë bashkë shpresat e tyre për një Shqipëri më të mirë. Shqipëria meriton më shumë. Ne si alternativë kemi qenë, jemi dhe do të jemi aty. Për këto detajet e logove, vulave etj, janë të parëndësishme.
“Ne do të bëjmë betejën ligjore deri në fund. Ne s’duam që padrejtësia të kthehet në normë. Do të çojmë rekurs sa po të hapet mundësia në Gjykatën e Lartë. Por s’do obsesojmë shqiptarët për vulat dhe logot.
Në çdo rast alternativa jonë do të jetë në zgjedhje. E fortë dhe e pandalshme është vendosmëria për të mos u tërhequr, për të mos pranuar këtë padrejtësi si të tillë. Për ta ndjekur deri në shkallët e drejtësisë evropiane në Strasburg”, tha Basha.