Maqedonia e Veriut ka qeverinë e re. Pa dy ditësh debat në Kuvend, deputetët me 77 vota pro dhe 22 kundër votuan për qeverinë e re të kryeministrit Hristijan Mickoski. Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM.
Deputetët e LSDM-së dhe të Majtës votuan kundër qeverisë, ndërsa Fronti Evropian u largua nga seanca para votimit.
“Duhet punë projekte konkrete. Këtë e premtoj sërish para jush. Shteti do të jetë në duart e qytetarëve dhe institucionet do të punojnë për ta”, tha Mickoski në fjalimin e parë pas votimit në Kuvend.
Qeveria e re do të ketë 4 ministri më shumë se ajo e kaluara. VMRO-DPMNE do të udhëheqë me 15 portofole, 6 ministri janë të VLEN dhe 2 të ZNAM.