Një person është gjetur pa shenja jete brenda një makine në fshatin Sllatinë.
Ky lajm është konfirmuar nga Agron Borovoci, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë brenda një veture në fshatin Sllatinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull”, ka thënë Borovci.
Sipas tij, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa siç tha ai mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës.