Efektivët e policisë në Pogradec kanë ndaluar një 20 vjeçar i cili ishte në kërkim.
Sipas njoftimit të policisë i riu në datën 22.06.2024 ka vjedhur një shumë parash në fshatin Gështenjas.
Rezulton se këta para ai i kishte vjedhur në banesën e një 62-vjeçari.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Pogradec ndaloi shtetasin në kërkim A. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi më datë 22.06.2024, në fshatin Gështenjas, Pogradec, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e një 62-vjeçari.