-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ligji për pensionet, nga korriku nis zbatimi i marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë

Kryesoret

Emigrantët shqiptarë që nga data 1 korrik do të përfitojnë nga zbatimi i marrëveshjes së nënshkruar midis Italisë dhe vendit tonë.

Në Fletoren Zyrtare është botuar marrëveshja në fushën e sigurimeve shoqërore.

Rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, por edhe personat italianë që janë të vendosur prej vitesh në Shqipëri pritet të përfitojnë nga njohja reciproke e pensioneve.

Gjithashtu një person që ka 10 vite pune në Shqipëri dhe 15 vite pune në Itali, mund të përfitojë një pension në Shqipëri dhe një pension në Itali për ato 15 vite që mund të ketë derdhur kontribute atje.

Ndërkohë qeveria italiane ka parashikuar një fond prej 136 milionë eurosh për zbatimin e njohjes së pensioneve deri në vitin 2032.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit