Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me raportin e UNICEF ku rreth 47% e fëmijëve shqiptarë janë në varfëri ushqimore.
Koordinatorja për departamentet në PD Silva Bardhi tha se UNICEF hedh dritë mbi situatën skandaloze të kequshqyerjes në Shqipëri.
“Bazuar te ky fakt dhe te raporti i UNICEF, barra e fajit bie mbi institucionet e varësisë qeveritare. Vjedhja dhe abuzimet që bëhen me dietën e fëmijëve është makabritet”,u shpreh Bardhi.
Më pas ajo theksoi se lakmia e këtij pushteti nuk njeh kufinj as tek fëmijët dhe prandaj shqiptarët largohen sepse mendojnë për të ardhmen dhe sigurinë e fëmijëve të tyre.
“Partia Demokratike ka alternativën e saj të sigurt për të fituar betejën ndaj varfërisë. Që në muajt e parë të qeverisjes tonë do të vendoset minimumi jetik në masë prej të paktën 210-220 euro”, tha Bardhi.