-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli vendos, rritet dënimi për Gjicin dhe Almën

Kryesoret

Ndryshon vepra penale. Rritet dënimi për Safet Gjicin për video-skandalin brenda zyrës që e çoi pas hekurave për tenderin e qenve që i premtoi 40-vjeçares në këmbim të aferës seksuale.

Ish-kryetari i bashkisë së Kukësit është dënuar me 4.6 vite burg me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit. Shkalla e parë e dënoi vetëm për shpërdorim detyre.

Por ndryshimi i veprës penale i rriti me 1.5 vite dënimin me burg Gjicit. Edhe për Alma Kaçin u ndryshua vepra penale. Ajo u dënua më shkallën e parë për prostitucion ndërsa vendosi ta dënojë me 1 vit e 6 muaj burg për akuzën e korrupsionit aktiv.

Gjici dhe Kaçi përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke u zbritur 1/3 e dënimit dhe përfundimisht u dënuan me 3 vite burg Gjici dhe 1 vit për Alma Kaçin.

Ditën e sotme Gjici nuk ishte i pranishëm për shkak se ndodhet i shtruar në spital për probleme shëndetësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit