Në Pikën kufitare Morinë, në Kukës u arrestuan 3 persona teksa po transportonin me autobus pjesë automjetesh.
53-vjeçari me iniciale Sh.H., G.B., 37 vjeç dhe I.H., 35 vjeç po transportonin pjesë automjetesh me vlerë rreth 8000 euro të kontrabanduara nga Kosova.
Gjithashtu u arrestua edhe 1 doganier i Degës Doganore Morinë dhe në hetim 3 punonjës policie të PKK Morinë, të dyshuar të implikuar në këtë aktivitet.
Ndërsa në cilësinë e provës u sekuestruan disqe automjetesh të cilat dyshohen të kontrabanduara.
Ndërkohë po vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale të të gjithë personave të implikuar në këtë rast.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.