Juristi Eugen Beci ka folur sot në emisionin “5 Pyetjet” për vetingun në polici. Sipas tij pastrimi i policisë nuk mund të bëhet brenda strukturës. Ai u shpreh se zgjidhja vjen vetëm nga rrugët ligjore.
Beci: Gjithë kjo luftë të për të dënuar disa persona për falsifikim apo se këta policë kanë lidhje me krimin, policia po përpëlitet por nuk po gjen dot zgjidhje.
Duhet të kuptojmë se sa punonjës policie kanë përdorur Sky dhe EncroChat dhe kjo gjë do rrugë ligjore por vettinge të lëna përgjysmë dhe formularët nuk do të na çojnë askund.
Vetëpastrimi nuk ndodh brenda organizatës.