-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Agron Gjekmarkaj: Një ditë e përgjumur…

Kryesoret

Portreti i Ermos befas u shfaq mbi ne! Çuditërisht kësaj here nuk na gjuajti me gurë as me fjalët shafran. Poshtë po zukasnin a mos po rrezikon të bëhët njeri i mirë, të jetë mirë me shëndet pyesnin? Kryezëvendës Lideri Muli ishte ai që e hapi ditën parlamentare. Mbante shënime. Të vërtetat e vatanit mbi qitap skaliste. U ngrit i menduar po të zjarrta fjalët.

Në fund rrotulloi sytë mbi të gjithë që strukeshin duke i paralajmëruar se pas tij qameti po vjen për ta. Nikoqiri dhe Ulsia kafshuan gjuhën u panë në sy duke respektuar fjalën e urtë reagimin e sotëm lere për nesër. Unë i shikoja me sfidë teksa Hyqymeti u punonte qindin.

Jorushi i Tabakëve nuk kishte bërë gjumë të mirë dhe kaq ishte e mjaftueshme që të gjithe të ndiheshim të trishtuar. Në kafen e Parlamentit u ndie një shkundullimë e përgjithshme , karriget lëvizën e bashkë me to edhe kokat! “Ogi, Ogi” u dëgjua një zë dhe menjeherë pas tij u ndie psheretima e ngrohtë “marshallah, marshallah” si nga Opozita ashtu dhe nga Qeveria.

Ministrushja e Arsimit pas konstatimeve që mbulohet gjithmonë me kostum dje i kishte bërë shiharete vapës duke demostruar muskuj e nur. U mblodha u bëra sa një grusht se çoku shkruaj ndonjë romuz mos më kapte per veshi dhe më thoshte “hajt sikter behu def nga sytë dhe me liro vendin” por jo qe dermani vetë Salianji ai që më shpëtoi nga ankthi duke më pohuar se forca e Ogit nuk qëndron thjesht tek ajo që duket por tek arsyeja, tek llafi sherbet.

U preha i qetë sidomos edhe pas dy shikimeve garantuese që Mimi di Puccini më hodhi si e krishterë që është.

Por nuk paskësh qenë gjithsesi një ditë e mirë për mua përsëri zemra mu thye si një qelqurinë e cila me rropamë plandet për tokë duke u bërë grima-grima. Aty pranë ishin ulur Mamica me Delinën e cila në kafe duket njeri i vërtetë ndërsa atje tek binaja ku ulen ministrat si muzeale, si prej dylli. Dukej qartë se e kishte marrë malli për Belën dhe pyeste kur vjen se nuk po duroj dot?!

Nejse aty si vetë dreqi i mallkuem erdhi lideri në perspektivë Gaz Bardhi, u kaloi pranë, nuk e përshëndeti Mamicën kur mundësia për të ndenjur oça oça ishte më e madhe se kurrë. “Të plaçin sytë” e qortova si ta bën zemra por në vend të fjalëve ai një hungërime lëshoi. Madje as Bledion Nallbati edhe pse i vinte t’i hiqte një fluturimë këtij çaprazi nuk u ndie. Thjeshtë i qante shpirti për këtë nursesllëk. Pandi sillej lart e poshtë si një postier pa haberre.

Tezja dukej e mbyllur në vetvete si kurrë më parë dy merzitira ja kishin sosur gëzimin. E para llaf i Mamicës që merr porosi nga Babo për të thënë se dy të tretat e deputetëve nuk do jenë më dhe po kaq do e hanë nga qeveria dhe e dyta telefonata e vonë me Ditmirin për t’i kërkuar hesap pse për Babon ka nënkuptuar që mund të drejtojë vetëm Europën kur ai mund të zërë vendin e Guetirresit në OKB se ai del në pension, pra për të paqtuar gjithë Botën në këto kohë sakelldishë e luftrash?!

Pas fjalimit që mbajta në sallë më erdhën pranë Nasua me Xhemen dukeshin të këputur por edhe të dhemshur në një kohë thanë “Babo qoftë që të duron, vetëm një zemërgjerë si ai mund të të lejojë të llomotisesh kësisoj gjepurash, mos ja plas shpirtin mor haram”!

Sikur ky paralajmërim të ishte i mangët u shfaq Çyrbja i cili mu hakërrye “nuk fole mirë or çun, kur të gjej pak kohë do të të mesoj të flasësh siç duhet” !

Bora ishte në qejf dhe llamburiste nga lezet i muhabetit teksa herë pas here tërhiqte çibukun elektronik.

Anila dukej e mpirë nga mungesa e motiveve. Çuçi, Toni dhe Etilda na kishin lënë si jetim, ata folen me ikjen e tyre. Mungesën e dy të parëve se ndiem dhe aq.
Xhelal Mziu perpiqej të plotësonte ekipin parlamentar që do të luante me deputetët e Kosovës, më ofroi vendin e zëvendëstrajnerit meqenëse jam një farë zëvendëslideri. Kosta i Gramozit dhe Linditës si shirok kapte të gjitha qoshet e kthinat. Me pak fjalë qe një ditë e përgjumur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit