Holanda do të përballet me Austrinë në “Olimpiastadion” të Berlinit, takim i vlefshëm për Grupin D të Kampionatit Europian 2024.
“Tulipanët” vijnë në këtë ndeshje pas barazimit pa gola kundër Francës dhe fitores së ngushtë 2-1 kundër Polonisë. Për momentin, për shkak se ka arritur të shënojë më shumë gola, ajo ndodhet në vendin e parë edhe pse me pikë të barabarta me Francën. Një pozicion që në fakt tenton ta mbajë edhe pasi të përfundojë takimi.
Austria vjen me moralin e ngritur, pas triumfit kundër Polonisë me shifrat 1-3. Edhe pse e humbën ndeshjen e parë ndaj Francës, përsëri austriakët kanë shpresa te kualifikimi, dhe mund ta arrijnë këtë në qoftë se i marrin thjesht një barazim holandezëve./ Panorama Sport