Deputetja e Partisë Demokratike Zheni Gjergji ka reaguar në lidhje me skandalin e mjekëve të Onkologjikut.
Gjergji tha se shërbimet e reduktuara apo mungesa e ilaçeve duhet kërkuar te përgjegjësi kryesor që është qeveria.
“Krimet në shëndetësi kanë emër, dhe për të pasur drejtësi të vërtetë, prangat duhet të kërcasin lart, në krye të punëve”, u shpreh Gjergji.
Më tej ajo theksoi se është çnjerëzore që tu mohosh pacientëve trajtimin me kimioterapi apo radioterapi.