Është identifikuar viktima e shpërthimit që ndodhi dje në Sarandë.
Emri i tij është Armand Nelaj, 52 vjeç, banues në Sarandë.
Ai është biznesmen prej 13 vitesh dhe ka në pronësi një kompani të mjeteve të rënda të ndërtimit.
Policia e Sarandës po heton intensivisht për ngjarjen, teksa është ngritur një grup hetimor i drejtuar nga Prokuroria e Sarandës.