Ditën e Premte PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Dje u përcaktua data e protestës, 11 Korrik ora 20:00. Por cfarë do të diskutohet në këshill? Pritet që të miratohet një rezolutë.
Në draftin e rezolutës thuhet se aksioni politik i PD duhet të synojë jo vetëm bashkimin e demokratëve në një front të vetëm përballje me narkoshtetin, por bashkimin e të gjithë opozitarëve që qeverinë e Edi Ramës e konsiderojnë si rrezik kombëtar.
Në funksion të kësaj, në rezolutën e miratuar nga Kryesia e PD-së, i kërkohet degëve të kësaj partie, që të përgatisin terrenin për të bashkuar të gjithë demokratët dhe opozitarët, duke lënë mënjanë çdo ndasi, mos-dakordësim apo dallim.
Në projekt-rezolutë vihet theksi te qeveria teknike, ndërsa PD angazhohet se do të bëjë gjithçka për të realizuar këtë, si të vetmen rrugë që mund të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.