-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U prezantua si doganier i Kosovës, arrestohet serbi në Zveçan

Kryesoret

Një shtetas serb është arrestuar pasi kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës. Ai refuzoi t’i jap dokumentet personale identifikuese dhe t’i bëhej testi i alkoolit.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:20, në Zveçan. Më tej bëhet e ditur se lidhur me rastin me vendim të prokurorit është dërguar në burg,

“Është arrestuar i dyshuari mashkull serb për shkak se kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ua jap dokumentet personale, kartelën identifikuese dhe t’i bëhej alkotesti pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit