Belgjika ka siguruar kalimin në fazën me eliminim direkt në Euro 2024, por ka vuajtur deri në sekondën e fundit përballë Ukrainës. Barazimi 0-0 ka kaluar belgët, por vetëm si të dytët në grup, duke sjellë një përballje me Francën në turin tjetër.
Ashtu siç pritej, ndeshja ka qenë shumë e kujdesshme nga të dy skuadrat, që ishin të vëmendshëm për të mos gabuar në këtë sfidë. Belgët kishin fillimisht iniciativën, ndërsa ukrainasit luajtën në kundërsulm. Por në fund, ata u hodhën përpara në kërkim të golit që mund t’i kualifikonte, duke iu afruar disa herë atij.