Policia greke ka zbardhur ngjarjen e cila ka ndodhur në 5 nëntor të 2023, ku në Selanik u plagos me armë zjarri 26-vjeçar grek Dimitriou Sampri.
Pas disa hetimesh policia identifikoi 2 autorët e dyshuar, Altin Ibrahimi 41 vjeç dhe Edmir Semanjaku 38 vjeç.
Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë mosmarrëveshjet mes Semanjakut dhe Samprit. Gjatë marrjes në pyetje Ibrahimi ka deklaruar se ka goditur me armë në tokë dhe jo drejt 26-vjecarit, ndërsa Semanjaku ka pranuar vetëm praninë në vendin e ngjarjes.
Altin Ibrahimi rezulton se ka precedentë të mëparshëm penalë pasi në mars të 2024 ai u kap në Thermime 1 kg e 62 gramë kokainë.
Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën edhe 3 peshore, 5640 euro dhe dokumenta false ndërsa në mjet i’u sekuestruan 2 celularë.
Policia sekuestroi edhe një automjet BMW në pronësi të Altin Ibrahimit, e cila kishte shërbyer për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.