-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Berisha po mbahet i izoluar politikisht

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh sot se Berisha mbahet i izoluar politikisht.
Meta akuzoi kryeministri Rama se i ka kthyer zyrat e shtetit në strofulla më të sigurta të krimit të organizuar.

“Në çdo shtet ka mafia, por në Shqipëri mafia ka shtetin e vet, i cili tani po ndihmon edhe mafian italiane dhe rumune për t’u fuqizuar, kur skandali Rama-Coldea sapo ka nisur të zbardhet.

Ramaforma e drejtësisë së Dum-Dumanëve është tubi i oksigjenit për Narkoshtetin sepse i garanton pandëshkueshmërinë, imunitetin politik dhe goditjen e kundërshtarëve sipas axhendës dhe interesave elektorale të Kryeministrit.

SPAK afërmendsh bën “shejtan-budallain” dhe nuk shikon Narkoshtetin, provat ulëritëse të korrupsionit skozfrenik dhe inkriminimin në nivele të larta, me të vetmin qëllim që të mos ndëshkohet Edi Rama dhe Erion Veliaj, të cilët i kanë kthyer zyrat e shtetit në strofulla më të sigurta të krimit të organizuar, të mafias ndërkombëtare, të Sinaloas, Ndranghetas dhe karteleve më të rrezikshme të trafikut të drogës.

Ndërkohë është po ky SPAK që izolon politikisht Sali Berishën dhe rrëmben dy ditë para zgjedhjeve Fredi Belerin, shantazhon drejtues të tjerë të opozitës, tenton të marrë peng parti politike e të shërbejë si “vrasës me pagesë” i pluralizmit politik

1 milion shqiptarë nuk do të iknin nga sytë këmbët nga ky vend i mrekullueshëm, deri duke rrezikuar edhe jetën, nëse Shqipëria nuk do të ishte, siç është kthyer për fat të keq në parajsën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, të korrupsionit dhe mafias së bërë njësh me shtetin në çdo qelizë të tij”, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit