Moti i keq ka mbërthyer disa zona në Itali ku si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në zonën e Parmës një 85-vjeçar ka humbur jetën pas vërshimit të përroit të Terminës.
Trupi i tij u gjet nga zjarrfikësit rreth orës 20:00 në Lido Valtermina, në komunën e Traversetolo.
Moti i keq ka shkaktuar edhe përmbytje të disa përrenjve dhe kanaleve.
Në Modena e Piacenza është dhënë alarmi i kuq duke detyruar ata që rrezikohen që të largohen nga banesat.
Gjithashtu përmbytje janë shënuar në katet e poshtme të banesave dhe janë shembur ura të vogla.