-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Sekretin hetimor s’e nxjerr gazetari, por prokurori

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje gazetarit Elton Qyno që prokuroria e posaçme pak muaj më parë i bëri presion për të treguar kush ia dha dosjet me dokumente që përbënin sekret hetimor.

E falënderoj avokaten e popullit, lidhur me një rast të një gazetari që u akuzua dhe keqtrajtua për nxjerrje të sekretit hetimor. Ka ndodhur edhe në një moment të caktuar gjatë pandemisë, kur prokuroria iu vu mbrapa ca gazetarëve dhe për gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore, se gazetarët nuk i disponojnë.

Sekretet hetimore i disponojnë prokurorët. Kur gazetarit i bie në dorë sekreti nuk është më detyrimi i tij që të ruajë sekretin dhe nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë atij. Kjo është elementare. Sepse që në Kanun shkruhet që ‘lajmësi nuk ka faj’. Kush e prodhoi lajmin apo kush ia dha atij që ta çojë dikujt tjetër është burimi me të cilin ti duhet të merresh.

E them këtë për të nënvizuar që informacioni mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekziston në letër, me firmë apo vulë dhe nuk përfshihet në atë hapësirë fare të ngushtë, të pa aksesushme për publikun, ku hyn sekreti hetimor është pronë publike që shteti nuk ka asnjë të drejtë t’ia mohojë qytetarit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit