Ditën e sotme u arrestua 29-vjeçari Tritan Guri i cili shfrytëzonte për prostitucion katër vajza të huaja.
29-vjeçari u arrestua në rrugën e Dibrës duke marrë 100 euro nga dy vajzat të cilat dyshohet se i shfrytëzonte për prostitucion.
Ai pasi krijoi kontakte me vajzat në bashkëpunim me motrën e tij 36 vjeçe Bukurije Guni nëpërmjet shantazhit i detyronte dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion kundrejt përfitimeve monetare.
Ndërkohë ka nisur procedimi penal për katër vajzat e huaja të moshave 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeçe, dhe 25 vjeçe.
Ndërsa po vijohet puna për arrestimin e Bukurije Gunit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.