Ditën e sotme taksistët e Tiranës janë mbledhur në protestë në sheshin Nënë tereza.
Sindikata Shqiptare e Taksive, Sindikata e Pavarur e Taksive dhe Shoqata e Taksive “Tirana” po zhvillojnë protestë për shkak të problemeve të shërbimit taksi.
Ata kanë parkuar taksitë e tyre në shesh dhe po kërkojnë ulje të çmimit të karburantit dhe respektim të tarifave në shërbim.
Taksistët në xhamat e taksive të tyre kanë vendosur disa pankarta si “Ulja e çmimit të karburantit”, “Dialogu, kriter i demokracisë”, “Respektimi i tarifave në shërbim”.