Në Shqipëri janë 2 412 113 banorë. Të dhënat janë publikuar zyrtarisht nga drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli që bëri me dije se nga këto 2 412 113 banorë, janë 755 950 familje me madhësi mesatare, me 3.2 anëtarë për familje të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa të zakonshme.
Censi i fundit i realizuar në Shqipëri ka qenë në 1 tetor 2011, ku popullsia e Shqipërisë ishte 2 821 977 banorë. Përgjatë këtyre viteve ka pasur një ulje e numrit të popullsisë me mbi 400 mijë persona. Opozita pretendon se 1 milion shqiptarë u larguan në emigracion.
Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 është Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923.
Krahasimi
Censusi 2023- 2.412.113 banorë -409864 banorë nga 2011
Censusi 2011-2,821,977 banorë -247298 banorë nga 2001
Censusi 2001-3,069,275 banorë