Drejtuesi i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj sikur kishte paralajmëruar sot ka kallëzuar në SPAK, drejtuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe QSUT në 10 vitet, pasi sipas tij kanë qenë në dijeni të mungesës së ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.
“Në gjykojmë dhe mendojnë se mungesa e pajisjeve në spitale janë si pasojë e dijenisë së gjithë sistemit drejtues. Ministrat kanë qenë në dijeni, drejtorët e reparteve kanë qenë në dijeni.
Në lidhje me ilaçet, mungojnë faktorët me hemofilinë. Është plotësuar më pak se 20% e nevojave.
Për ilaçet e tjera, për leucemitë dhe kancerat, ose janë marrë në sasi shumë më të vogël se sa nevojitet ose edhe kur janë tenderuar rezultojnë të mos jenë administruar në sasinë e paguar.
Në spitalin Onkologjik, rezulton se ka probleme edhe me pajisjen e kobaltit dhe kjo dyshohet se mund të ketë shkaktuar sëmundjen e pacientëve dhe disa mjekëve.
Për këtë arsye kemi punuar në këto 6 muaj e cila korrespondon tani me këtë që ndodhi.
Ne do të kallëzojmë sot tre ministrat e fundit të Shëndetësisë dhe dy ish-drejtorët e fundit të QSUT, sepse na rezulton se kanë pasur dijeni për mungesën e ilaçeve” tha ai.