Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu me anë të një postimi në rrjetin social facebook ka reaguar ndaj deklaratave të Erion Veliajt në Rrogozhinë.
Balliu shkruan se “Njeriu që djeg çdo ditë llogarie bankare të qytetarëve, ankohet për gomat që digjen në protestën e opozitës”.
Më tej ai thotë që Veliaj e sheh opozitën si të paaftë sepse ai vjedhjen e quan aftësi dhe domosdoshmëri.
Balliu shprehet se qytetarët kërkojnë llogari dhe drejtësi.