Një 29-vjeçar është arrestuar pasi ka dëmtuar automjetin e Policisë të Postës Kufitare Hoxharë.
Policia e Fierit e arrestoi pasi ai më pas ka kanosur edhe oficerin e policisë që po drejtonte automjetin.
Shkak është bërë bllokimi i gomones në pronësi të një personi tjetër me iniciale J.XH., në të cilën ndodhej edhe 29-vjeçari.
Në momentin e arrestimit në automjetin e tij iu gjetën sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike, cannabis sativa.