Është vendosur në pranga E. Rr., 43 vjeç, banues në Tiranë.
43-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në kryqëzimin e fshatit Dervician, duke transportuar me automjetin tip “Mercedes Benz”, kundrejt fitimit, 2 emigrantë nga Pakistani, nga Tirana në drejtim të Sarandës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 automjet, 3 celularë dhe një shumë parash.