Në Vlorë u arrestuan dy persona duke u kujdesur për bimët narkotike të kultivuara në Trevllazër.
23-vjeçari me iniciale R.V., dhe 49-vjeçari me A.Ç., u arrestohen në parcelë duke u kujdesur për bimët narkotike.
Ndërsa 30-vjeçari me iniciale R.H., është shpallur në kërkim.
U asgjësuan 320 bimë kanabisi dhe u sekuestruan në cilësinë e provës 1 makinë bujqësore traktor dhe sende të tjera që shërbenin për këtë aktivitet kriminal.