Kryetari i Partisë Demokartike Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale me anë të një video mesazhi në lidhje me inaugurimin e aksit Thumanë-Kashar.
“Jam sot para jush për të denoncuar diskriminimin ekstrem, ndëshkimin që Edi Rama u bën banorëve të veriut nga Thumana deri në Vermosh dhe Valbonë, duke vendosur aty një taksë për ardhjen e tyre në Tiranë”, shprehet Rama.
Më tej ai theksoi se kjo taksë është një ndëshkim për të gjithë turistët dhe vizitorët që vijnë nga Kosova.
Berisha u bëri thirrje banorëve të qarqeve të veriut që të ngrihen kundër këtij diskriminimi anti-shqiptar, anti-kushtetues të Edi Ramës me taksën që ka vendosur ndaj tyre.