-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Qeveri teknike për të mposhtur Ramën

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sonte nga ballkoni se diktatura e bandave është diktatura më mizore.

Të vërtetat dhembin. Edhe njëherë ju kujtoj një fjalë të Mark Tuin. Thotë se; kur thua të vërtetën duhet të harrosh çdo gjë.

Dhe kjo është rruga që ndjekim dhe do të ndjekim ne.

Ne do të ju themi shqiptarëve çdo të  vërtetë, sepse ata sot si asnjë komb tjetër, janë një komb pa drejtësi.

Se ata sot si asnjë komb tjetër në planet janë një komb që po treten si bora para rrezeve të diellit, po zhduken.

Se ata sot janë një komb me fëmijë të uritur më shumë se vendet që dolën nga lufta, Ruanda e të tjerë.

Shqipëria pra dhe shqiptarët kanë nevojë të mësojnë të vërtetat, po aq sa kanë nevojë për ajrin, dhe ushqimin për të mbajtur gjallë jetën e tyre.

Ndaj dhe me 11 korrik shqiptarë dhe shqiptare kudo që jeni, në Shqipëri, emigracion, diasporë, të bashkohemi në sheshin Skënderbej, të na frymëzojë heroi ynë i përjashtëm për të mposhtur pushtuesin e egër që e ka emrin Edi Rama.

Për të mposhtur narkoshtetin dhe nomenklaturën e tij, për të krijuar qeverinë teknike.

Zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, fitore të opozitës.

Shtet ligjore, liri dhe të drejta të njeriut.

Drejtësi të vërtetë të pavarur.

Integrim europian.

Këta janë parimet e shpallura për të cilat ne do të bëjmë gjithçka ti kthejmë në realitet, që ditën e parë të rikthimit të demokracisë në Shqipëri” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit