Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka reaguar nëpërmjet një njoftimi lidhur me publikimin e Censit të popullsisë në Shqipëri.
Ajo shpreh shqetësim duke thënë se të dhënat për numrin e maqedonasve në vendin tonë nuk janë të sakta.
Po ashtu Ministria shpreh pakënaqësi dhe reagon ashpër për përdorimin e termit “maqedonas verior” dhe përdorimin e emrit të një vendi si zëvendësim për një bashkësi etnike.
Ajo shkruan se ka vendosur të thërrasë ambasadorin e saj në Tiranë Danço Markovski për konsultime urgjente në drejtim të sqarimit të mangësive dhe mospërputhjeve në këtë proces duke shqyrtuar mundësitë për korrigjimin e duhur.