Futbolli shqiptar ka marrë lajmin e trishtueshëm të ndarjes nga jeta të Bejkush Birçes.
Ai u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare për shkak të problemeve shëndetësore.
Birçe dha kontribut si lojtar dhe trajner i Kombëtares, ndërkohë që ishte edhe zëvendëspresident i FSHF.
FSHF i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, së afërmve dhe miqve të Birçes për këtë humbje të madhe.
Gjithashtu edhe Presidenti i FSHF-së Armand Duka me një postim në rrjetet sociale ka shprehur trishtimin e tij për këtë humbje dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të Bejkush Birçes.
Ndërsa homazhet për Bejkush Birçen do të zhvillohen ditën e hënë në ambientet e stadiumit “Air Albania”, duke nisur nga ora 11:00.