Ditën e sotme u arrestua 36-vjeçari banues në fshatin Selishtë Dibër pasi kultivonte bimë narkotike.
36-vjeçari Mentor Hida kultivonte kanabis në një zonë të pyllëzuar.
Ai kishte kultivuar dhjetëra bimë kanabisi dhe u asgjësua me anë të djegies.
Në cilësinë e provës u sekuestruan mjete të ndryshme pune që shërbenin për këtë aktivitet kriminal.
Ndërkohë procedohet penalisht edhe kryeplaku i fshatit me iniciale H.L., dhe specialisti i pyjeve H.K., në këtë fshat.
Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpuntorëve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.