Partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, i Marine Le Pen ka dalë fituese në rundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura në Francë më 30 qershor, sipas sondazheve.
Marine Le Pen u është drejtuar mbështetësve duke deklaruar se “Demokracia ka folur dhe francezët na kanë vënë ne aleatët e saj në krye, duke fshirë praktikisht kampin e Macron”.
Ajo shton se njerëzit në mënyrë të qartë duan të “kthejnë faqen pas kaq vitesh sundimi përbuzës dhe gërryes” dhe u kërkon që të votojnë përsëri të dielën e ardhshme në raundin e dytë.
“Ne kemi nevojë për një shumicë absolute në mënyrë që [udhëheqësi i RN] Jordan Bardella të mund të emërohet kryeministër brenda një jave,” shton ajo.
Sondazhet: Partia e Le Pen fiton rundin e parë të zgjedhjeve në Francë