Prokuroria e Shkodër dërgon në gjyq 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
Punonjësit e IMT-së akuzohen se kanë lejuar ndërtimin në mënyrë të paligjshme të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës Shkodër.
Ndërsa punonjësit e ASHK-së kanë mundësuar legalizimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në të njëjtën zonë.
Për shkak të statusit dhe mbrojtjes së veçantë legalizimi i objekteve informale është i ndaluar me ligj.