Mëngjesin e sotëm në banesën e Ledovik Szyiut ka ndodhur një shpërthim.
Në momentin që Ledoviku ka ndezur makinën në pjesën e pasme ka ndodhur shpërthimi dhe si pasojë ai është dëmtuar.
Ai ndodhet në spitalin rajonal të Mirditës jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore.
Ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor.
Dyshohet se ka shpërthyer lëndë artizanale.
Ndërkohë nën drejtimin e Prokurorisë Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.