Ditën e sotme një 25-vjeçar u arrestua në aksin rrugor Korçë-Pogradec.
25-vjeçari me iniciale R.H., po transportonte 17 emigrantë ilegalë nga vendet e treta me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Ai po i transportonte 17 emigrantët me fugonin tip “Opel”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua fugoni dhe një celular.
Ndërkohë materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.