-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali: Kuvendi nuk është arenë e fjalës pa fre

Kryesoret

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali në ditën e parlamentarizmit ka apeluar opozitën që të lërë gjuhën sipas saj të shthurur dhe dhunën në Kuvend e t’i kthehet logjikës e luftës normale politike.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, uroj të mësojmë nga historia. Ajo na ka dëshmuar se debatet më të forta dhe më jetëgjata janë ato me fjalët më të zgjedhura, se Kuvendi nuk është arenë e fjalës pa fre, po freri i çdo lloj abuzimi me fjalën, se të jesh përfaqësues i popullit tënd nuk është vetëm detyrë partie, por mbi të gjitha e gjithçka detyrë Shqipërie, dhe se funksionet ligjvënëse, monitoruese e mbikqyrëse të Kuvendit nuk janë fjalë goje, por detyra që marrin vlerë vetëm kur kanë për qëllim të vërtetën.

Shqipëria2030 në Bashkimin Europian nuk është slogan elektoral, por angazhim kombëtar plotësisht i realizueshëm. Uroj që opozita të kuptojë e të brendësojë rëndësinë e saj duke parë përtej penxhereve e hekurave që ia pamundësojnë vështrimin e horizonteve më të gjera e të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, Antikorrupsionin dhe në Komisionin për Dezinformimin, duke dëshmuar përgjegjësi e pjekuri në këtë prag mbylljeje të sesionit parlamentar.

Sesioni tjetër, një hap më pranë zgjedhjeve, uroj të mos shtojë nxehtësinë, por cilësinë e punës së Kuvendit tonë të përbashkët” shkruan ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit