Sektretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, me anë të një video-postimi në rrjetin e tij facebook ka nxjerrë deklaratën e Kryeministrit Edi Rama në vitin 2013, i cili gjatë një interviste televizive është zotuar asokohe që është e turpshme që akoma partitë politke të diskutojnë për mungesën e ujit në Shqipëri.
Ndërkohë më vonë në mars të vitit 2025 para fushatës zgjedhore është shprehur se gjatë mandatit të katërt, PS i kanë kanë mbetur rreth 16 zona urbane dhe 37 rurale për tu mbuluar me ujë për 24 orë.
Sipas Nokës, Rama ka lënë pa ujë zjarrfikësit ndërkohë flet për furnizimin e qyteteve.
Ndër të tjera Noka në postimin e tij nuk i ka kursyer as ironitë ndaj Kryeministrin duke thënë se ku ka ujë që e lan këtë.
Postimi i Nokës
Ky që lë pa ujë zjarrfikëset flet për furnizimin e qyteteve. Ku ka ujë që e lan këtë.









