-sidi education-spot_img
33.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazeta ‘Le Monde’: Kadare, i përkthyer në mbarë botën

Kryesoret

Gazeta franceze “Le Monde” ka shkruar për vdekjen e kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare që ndërroi jetë në orët e para të ditës së sotme në banesën e tij në Tiranë.

“Ishte romani i parë i Ismail Kadaresë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” – botuar në Shqipëri në vitin 1963 – që i solli famë, duke e bërë menjëherë një nga të paktët shkrimtarë shqiptarë të njohur ndërkombëtarisht.

I përkthyer në mbi 45 gjuhë dhe fitues i çmimeve më prestigjioze letrare (Man Booker, Prince of Asturias, Jerusalem Prize), Kadare vdiq në Tiranë të hënën, më 1 korrik, në moshën 88-vjeçare.

Ai lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër. Kadare e përshkroi atë në romanin e tij të vitit 1971 “Kronikë në gur” dhe në veprën e tij madhështore autobiografike të vitit 2015 Kukulla. Në jetën e tij si në tregimet e tij, Kadare kthehej gjithmonë në Gjirokastër.

Ai ishte një nga të paktët autorë shqiptarë të njohur dhe të përkthyer në mbarë botën” shkruan gazeta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit