-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sarandë/ Lihet në burg 31-vjeçari për vrasje, Ruçi në arrest shtëpiak

Kryesoret

Një konflikt për pronësinë e një Beach-Bari në bregdetin e Bashkisë Himarë ka degjeneruar në dhunë dhe vrasje të një 66-vjeçari, ndërsa autoritetet kanë marrë masa ndaj dy të dyshuarve.

Sot, gjykata zhvilloi seancat për caktimin e masës së sigurimit ndaj 50-vjeçarit Tori Ruci dhe 31-vjeçarit Kostandin Vogli. Ruci, i cili ka precedent penal për narkotikë, do të qëndrojë në “Arrest në shtëpi”, ndërsa Vogli, i plagosur më 7 maj gjatë përleshjes me sende të forta, u vendos në “Arrest në burg”.

Sherri i ndodhur në Gjashtë të Sarandës ka lënë pas pasoja të rënda, ndërsa gjykata ndryshoi cilësimin ligjor të veprës së dyshuar, duke e konsideruar si “Vrasje me dashje” në bashkëpunim, tentativë për vrasje, si dhe shkatërrim prone dhe moskallëzim krimi.

Autoritetet njoftuan se hetimet vijojnë, ndërsa dy të dyshuarit do të përballen me drejtësinë për rolin e tyre në ngjarjen tragjike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit