Ditën e djeshme në Cërrik një sipërfaqe toke me 48 hektarë pemë ulliri është djegur.
Pas vijimit të provave policia e Cërrikut arrestoi 61-vjeçari me iniciale V.P, banues në fshatin Gostimë, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij.
Ndërkohë materiale procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.