Ditën e sotme policia e Kavajës ka arrestuar një nga personat e plagosjes me armë zjarri të 43-vjeçarit.
Pasditen e djeshme gjatë një konflikti në fshatin Luz i vogël Kavajë u plagos 43-vjeçari me iniciale E.D.
26-vjeçari me iniciale E.D së bashku me dy persona të tjerë me iniciale V.T dhe F.D. alias B.T për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri 43-vjeçarin.
Në cilësinë e provës u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe sasi të municionit luftarak.
Ndërkohë policia po vijon punën për arrestimin e dy vëllezërve.