Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali për akuzën e trafikut të drogës.
Ata i shpëtuan policisë pas një tentative për t’u larguar në autostradë.
Të rinjtë u shpallën në kërkim në kuadër të një hetimi që çoi në arrestimin e 14 personave përgjegjës për posedimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike.
Pas njoftimit të urdhrave të paraburgimit, njëri u dërgua në burgun e Potenzës dhe tjetri i shoqëruar në vendbanimin e tij, në Venecia, ku do të kryejë arrestin shtëpiak.