Gjykata Themelore në Prishtinë, dega Podujevë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarës Gj.L.
Ajo dyshohet se ka vrarë foshnjën e saj gjatë lindjes.
Një ditë më parë policia ka njoftuar se një grua ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe dyshimet ishin se gruaja ka abortuar në mënyrë të paligjshme.