Policia e Kosovës ka arrestuar një nga personat e dyshuar për grabitjen e filialit të një banke të nivelit të dytë në Kosovë.
Personi që u arrestua është Deniz Torbance dhe pas marrjes në pyetje është dërguar në paraburgim.
Në cilësinë e provës iu sekuestrua një armë zjarri, thika dhe disa fishekë.
Grabitja ka ndodhur në shtator të vitit 2023 në bankën që ndodhej në sheshin “Nënë tereza” në Prishtinë.
Në vitin e kaluar u arrestua edhe Nazmi Dushi.