Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skender Hita, përmes struktuarave zyrtare të policisë, në një postim në facebook ka njoftuar për vizitën zytare të zhvilluar në policinë e Kosovës.
Hitaj theksoi se ka vende që kur shkel, ndihen më shumë sesa mund të thuhen me fjalë. Prishtina është një prej tyre. Dhe unë sot, në vizitën time të parë zyrtare si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk e ndjej këtë si një detyrim protokollar, por si privilegj, sepse jam mes vëllezërve.
Nga ana e tij, Hita falënderoi drejtuesit e Policisë së Kosovës për mikpritjen dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Policisë së Shtetit për ta thelluar më tej bashkëpunimin me Policinë e Kosovës në të gjitha fushat me interes të përbashkët.









