Policia ka arrestuar një 29-vjeçar i cili u kap me kallashnikov në aksin rrugor Delvinë-Sarandë në afërsi të fshatit Bajkaj.
Në pranga ka rënë i riu Marius Haxhi dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov.
Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.